Tragjedia e gruas nga SHBA-ja, humb burrin dhe djalin brenda disa ditësh prej pandemisë

Një grua nga Michigani ka humbur bashkëshortin me të cilin kishte 35 vite martesë dhe djalin e saj të vetëm brenda disa ditësh.

Shkak është bërë pandemia e koronavirusit.

Sandy Brown së bashku me djalin e saj 20-vjeçarin Fredi u përballën me dhimbjen e humbjes së personit të dashur për ta prej pandemisë së Koronavirusit në Detroit.

Djali i saj, Freddie Lee Brown III u shtrua në spital menjëherë pasi babai i tij, Freddie Lee Brown Jr., 59 vjeç, u sëmur. Të dy përfunduan në ICU.

Freddie telefonoi nënën e tij nga spitali, ndërsa ajo u përpoq ta ngushëllonte atë duke i kënduar një këngë nga fëmijëria e tij. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë një ditë pasi foli me nënën e tij në telefon.

Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen time, është e paimagjinueshme.

Kështu tha Sandy teksa foli për mediat.

Dhimbja e lamtumirës për dy të dashurit e saj u rëndua edhe më shumë pasi ajo nuk mundi t’ju jepte lamtumirën e fundit në ceremoninë mortore.

SHKARKO APP