Tragjedia e rrufesë, të djegur për së gjalli (VIDEO)
Ata u dogjën për vdekje në zjarrin më të fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Portugalinë. Të paktën 4 fëmijë janë në mesin e 62 të vrarëve, pasi flakët përfshinë fshatrat në rajonin qendror Pedrogao Grande, që mendohet të jetë shkaktuar nga një goditje rrufeje, ditën e shtunë.
Shumë të mbijetuar kanë nisur të tregojnë rreth asaj çfarë kanë përjetuar, siç ishte rasti i 12 personave që banonin në atë zonë, përfshirë një të moshuar 96-vjeçare, e cila thotë se u shpëtuan flakëve duke u fshehur në një rezervuar uji.
Maria do Céu Silva është përshëndetur si një heroinë pasi përdori rezervuarin e ujit në shtëpinë e saj për të shpëtuar banorët e Nodeirinjo, përfshirë nënën e saj të moshuar, raporton Correio da Manhã.
Silva tha se nëna e saj donte të lihej të vdiste, por ajo nuk mund ta pranonte këtë gjë, kështu që i drejtoi të mbijetuarit për te rezervuari i ujit, ku edhe u fshehën, ndërsa zjarri po vinte me furi drejt tyre.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Xlj9EjrpedQ” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

