Tragjedia në Florida, polici qëndroi jashtë kur vrasësi bëri kërdinë në shkollë
Një polic i armatosur ka qëndruar jashtë ndërtesës së shkollës në Florida, ndërsa vrasësi brenda shkollës bënte kërdinë.
Kamerat kanë zbuluar se polici që ishte punësuar për të ruajtur sigurinë në shkollën e mesme kishte qëndruar jashtë ambienteve dhe nuk kishte ndërhyrë brenda në shkollë për të vrarë autorin i cili ekzekutoi 17 persona
“Ndihem tmerrësisht keq. Ai nuk hyri asnjëherë brenda në shkollë” thotë sherifi Scott Israel në një prononcim për median
Çfarë bëri polici?
Sherifi Israel tha se Z.Peterson ishte në kampusin e shkollës, i armatosur dhe me uniformë kur nisën të shtënat. Ai tha se filmimet tregojnë Z.Peterson që vinte drejt ndërtesës kur kishin nisur të shtënat, rreth 90 sekonda pas të shtënave të para dhe ka ndenjur jashtë rreth 4 minuta.
“Sulmi zgjati 6 minuta”, shtoi sherifi Israel
“Polici duhet të hynte, të gjente vrasësin dhe ta vriste atë. Por ja që polici nuk ka dhënë një shpjegim pse ai nuk ka hyrë në ndërtesën ku ishte vrasësi”
Mbetet e paqartë nëse polici përgjegjës do të përballet me penalizime.
Policët nëpër shkolla jnë përgjegjës për sigurinë dhe parandalimin e krimeve nëpër shkolla, thotë qeveria amerikane. Ka 14.000 deri në 20.000 policë të tillë në Amerikë dhe Z.Peterson ka qenë në këtë pozicion që në 2009-n, raportojnë mediat lokale.
Ndërkohë vrasja e 17 personave në shkollën e mesme rihapi debatin për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump tha dje se mësuesit e shkollave duhet të jenë të armatosur për të parandaluar të shtënat nëpër shkolla
Ndërkohë studentë protestuan përpara Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar pikërisht masa më të ashpra për kontrollin e armëve.
KOHA JONË SONDAZH

