Tragjedia në Kretë, oficerja e policisë dhe vajza 2 vjeçe shuhen në aksident, mjeti tjetër drejtohej nga një shqiptar

Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e të martës, 12 janar, në Kretë, ku nënë e bijë humbën jetën pasi makina e tyre u përplas me një automjet bujqësor të një fabrike vaji.

Ngjarja e rëndë u shënua pak pas orës 17:00 në Moires, ndërsa mbetën të vdekura një nënë 38-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare.

Gruaja mësohet se ishte oficere policie.

Sipas informacionit nga media lokale, aksidenti vdekjeprurës ndodhi rreth 100 metra nga shtëpia e babait të 38-vjeçares.

I njëjti informacion thotë se një nga personat që i gjeti i pari nënë e bijë të vdekura ishte babai i gruas fatkeqe.

Oficerja e policisë po largohej nga shtëpia e babait të saj kur në rrethana të paqarta ajo u përplas me një automjet bujqësor të një fabrike vaji.

Mediat greke raortojnë se dy të huaj ishin duke hipur në automjetin bujqësor që u përplas me automjetin e gruas.

Po sipas mediave greke, drejtues i mjetit bujqësor ishte një burrë me origjinë shqiptare, ndërsa pasagjer  një burrë me origjinë aziatike.

Të dy ata u dërguan në departament.

SHKARKO APP