Tragjedia në Kroaci, epiqendra Petrinja u ‘shkund’ nga 374 tërmete
KROACI
Kroacia e filloi Vitin e Ri në vajtim pas tërmetit të madh me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mesditën e 29 dhjetorit.
Autoritetet kroate ditën e sotme kanë dalë në përfundime të faktuara se epiqendra e tërmetit, qyteti Petrinja është goditur nga 28 dhjetori deri më sot nga plot 374 tërmete.
Deri më tani janë 7 viktima dhe 26 të plagosur, teksa pamjet filmike nga Kroacia ishin të ngjashme me ato të Shqipërisë në nëntor të 2019.
Petrinja nuk ishte i vetmi qytet që u godit, pasi në Sisak-Moslavina u shkatërruan thuajse të gjitha shtëpitë kurse nga lëkundjet u prekën dhe Zagrebi si dhe shtetet fqinje, Sllovenia, Bosnja, Serbia.