Tragjedia, shkon në 13 numri i viktimave nga zjarri që përfshiu tre diskoteka

Zjarri i rënë në Murcia rreth orës 06:00 të mëngjesit shkrumboi klubin e natës “Teatre” në Spanjë. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të zhdukur pas zjarrit, që ka djegur sipas raportimeve tre klube nate që ndodheshin ngjitur me njëri-tjetrin.

Katër persona kanë mbetur të plagosur ndërsa shërbimet e urgjencës në Murcia thonë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Diego Seral nga Policia Kombëtare e Spanjës u tha gazetarëve se rrënimi i godinës nga flakët po e bënte të vështirë gjetjen e viktimave dhe është e pamundur të përcaktohet bilanci i zjarrit.

Ballesta po ashtu shpalli tre ditë zie në nder të viktimave dhe flamujt u ulën në gjysmështizë jashtë bashkisë së Murcias.

SHKARKO APP