Tragjike, 3-vjeçari gjendet i pajetë brenda një minibusi

Një vogëlush tre vjeçar është gjetur i pajetë në brenda një minibusi të parkuar anës rrugës, rreth orës 03:00, të kësaj të marte në Australi.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ngjarja e rëndë është zbuluar nga shoferi i minibusit, në momentin që mjeti ka qenë i parkuar në jashtë shkollës shtetërore të Hambledon në rrugën Stokes, në Queensland të Australisë.

Djali mendohet se kishte hipur në minibus për të shkuar në kopësht, por që nuk zbriti kurrë nga automjeti.

rupi i tij u gjet në orën 03:15 të mëngjesit nga shoferi i minibusit, ndërkohë që temperatura shënonte 34 gradë celcius.

Ndërkohë nuk ka asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ku si pasojë ka humbur jetën vogëlushi.

SHKARKO APP