Tragjike/ Kishte frikë mos infektonte të tjerë, mjekja 34 vjeçare e prekur nga COVID-19 vret veten

A medical worker wearing a face mask tends to a patient arriving on a stretcher at the new coronavirus intensive care unit of the Brescia Poliambulanza hospital, Lombardy, on March 17, 2020. (Photo by Piero CRUCIATTI / AFP) (Photo by PIERO CRUCIATTI/AFP via Getty Images)

Një mjeke 34 vjeçare e cila ishte e infektuar me COVID-19 vrau veten ditën e sotme në Itali pasi kishte frikë mos kishte infektuar persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin e San Gerardo në Monza.

Autoritetet njoftojnë se prej kohësh ajo ishte në gjendje jo të mirë, dhe e vuante shumë faktin se mund të kishte infektuar të tjerë.

Ndërkohë, bilanci tragjik në Itali vijon ende teksa ditën e sotme janë regjistruar 743 viktima duke e çuar numrin total të tyre në 6820.

Numri i personave të infektuar ka arritur në 69 176, dhe janë regjistruar 5259 raste më shumë.

SHKARKO APP