Tragjike/ Pasi fitoi në llotari 390,000 paund, vdes papritur 23-vjeçari në Britani

Një nga fituesit më të rinj britanikë të Lotarisë Kombëtare ka vdekur papritur në moshën 23 vjeçare, më pak se shtatë vjet pasi mori një çmim prej 390,000 £, teksa ishte vetëm 16 vjeç.

Callum Fitzpatrick, nga Ballymartin, County Down, kishte qenë duke punuar në dyqanin ushqimor të prindërve të tij dhe duke studiuar për rezultatet e larta kur fitoi çmimin e madh të Lotarisë Kombëtare në Tetor 2014, raporton “Koha Jonë“.

Pas vdekjes së Z. Fitzpatrick të Martën e kaluar, familja e tij ka kërkuar donacione për Nismën Publike për Parandalimin e Vetëvrasjes dhe Vetë-dëmtimit (PIPS), me qendër në Belfast, por shkaku i tij i vdekjes nuk është zbuluar ende.

 

SHKARKO APP