Transgjinorët në ushtri, ndalimi i tyre i paqartë
Ende nuk është përcaktuar si do të implentojë Shtëpia e Bardhë vendimin për të ndaluar transgjinorët që të shërbejnë në ushtri.
Lajmërimi i bërë nga presidenti Trump në “Twitter” mori shumë kritika nga grupet për të drejtat e njeriut, ndërsa zëdhënësja e shtëpisë së bardhë Sarah Sanders deklaroi se administrata do të punojë me Pentagonin për të vendosur se si do të procedojnë.
Trump e justifikoi vendimin e tij me kostot financiare që ushtria përballon për operacionet dhe shërbimet shëndetësore të transgjinorëve, megjithëse shtoi se edhe konfuzioni që transgjinorët shkaktojnë mes radhëve nuk duhet harruar.
Sipas presidentit, ushtria duhet të fokuset tek fitorja dhe jo të ketë shqetësime të tilla. Megjithëse Shtëpia e Bardhë tha se ky është një vendim ushtarak dhe asgjë më shumë, pra nuk është diskriminimues, analistët thonë se Trump është shtyrë nga loja e vjetër politike në Uashington.
Disa republikanë konservatorë kanë kërcënuar se nuk do të lejojnë miratimin e fondeve për murin kufitar, nëse Trump nuk ndalon transgjinorët në ushtri. Për më tepër, edhe koha e vendimit është shumë e gjetur.
KOHA JONË SONDAZH

