Transportonte 20 kg marijuanë me makinë, arrestohet shqiptari në kufirin grek

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke për transportimin e 20 kg marijuanë.

Makina me të cilën po qarkullonte u ndalua fillimisht në kufirin greko-shqiptar ku nuk i është bindur postobllokut të policisë.

Pas ndjekjes ai është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania. Gjatë kontrollit të policisë, në automjet u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 20 kg dhe 500 gramë marijuanë. Gjithashtu u sekuestruan dhe 3 celularë e 200 euro.

Në pranga u vu drejtuesi i mjetit, shtetasi shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Më pas u arrestua dhe pronari i mjetit, shtetas grek.

SHKARKO APP