Tranzicioni i brexit do të zgjasë deri në dhjetor 2020

Kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit Michel Barnier ka lajmëruar arritjen e një marrëveshjeje me homologun britanik David Davis, që do të lejojë Britaninë të shkëputet rregullisht nga unioni. Megjithatë, çështja e kufirit me Irlandën Veriore dhe marrëdhënia e ardhshme mes palëve mbeten për t’u zgjidhur.

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian kanë arritur marrëveshjen që do të çojë në tërheqjen e rregullt të britanikëve nga unioni.

Negociatorët e Brexit Michel Barnier dhe David Davis deklaruan se ata kanë rënë dakord në kushtet për periudhën e tranzicionit, duke e konsideruar këtë lajmërim si “një hap vendimtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, mbeten ende për t’u zgjidhur edhe të tjera çështje, përfshi edhe kufiri me Irlandën e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Periudha e tranzicionit është vendosur të zgjasë nga 29 marsi 2019 deri në dhjetor 2020 dhe si qëllim do të ketë stabilizimin e një marrëdhënieje të ardhshme të përhershme mes palëve.

Zoti Barnier deklaroi se është arritur gjithashtu marrëveshja për të drejtat e 4.5 milionë qytetarëve europianë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe të 1.2 milionë qytetarëve britanikë që jetojnë në BE pas Brexit.

Të dyja palët negociatore shpresojnë se marrëveshja e rëndësishme e arritur për periudhën e tranzicionit do të nënshkruhet nga liderët europianë në një samit të BE-së që do të zhvillohet këtë javë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?