Trazirat në SHBA/Pelosi thirrje ushtrisë: Mos i jepni Trumpit kodet bërthamore

Në situatën ku ndodhet SHBA-të, pas kaosit në Kongresin Amerikan, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, thotë se ka folur me një komandant të lartë ushtarak të Shteteve të Bashkuara, lidhur me vendosjen e disa masave kufizimeve ndaj presidentit, Donald Trump.

Pelosi ka biseduar me gjeneralin Mark Milley me të cilin ka diskutuar për parandalimin e Trumpit për inicimin ndonjë sulmi ushtarak ose “qasjen në kodet bërthamore dhe urdhërimin e ndonjë sulmi bërthamor”.

”Situata me këtë president nuk mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan, nga sulmet e tij të pabalacuara mbi shtetin dhe demokracinë tonë”, tha Pelosi në një letër që u dërgoi kolegëve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngana tjetër, Pelosi do të takohet me zyrtarë të tjerë të lartë demokratë për të diskutuar mënyrat e largimit të Trumpit nga zyra, duke mos e përjashtuar as mundësinë e nisjes së procesit gjyqësor ndaj presidentit Trump, që njihet me termin “impeachment”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?