Tre orë bisedime, përfundon raundi i parë i negociatave Turqi-Greqi

Ka përfundur raundi i parë i bisedimeve ndërmjetësuese mes Turqisë dhe Greqisë.

Sipas mediave greke bëhet me dije se takimi është zhvilluar në Stamboll dhe në fokus mendohet të ketë qenë çelja e bisedimeve për çështjen e detit. Takimi ka zgjatur më shumë se tre orë por ende nuk është bërë me dije asnjë detaj i diskutimit mes palëve.

Ndërkaq, njoftohet se diplomatët grekë do të largohen nga Stambolli në orën 15:00 (me orën greke).

SHKARKO APP