FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tre sulme me armë në Shtete të Bashkuara, 8 të vdekur

Një sulm me armë në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lënë 8 të vdekur, duke përfshirë edhe një zv/shef lokal të policisë, shkruan BBC.

Sulmi ndodhi në tre vende të ndryshme në qytezën e Linkoln në jug të Missisipit. Një person i dyshuar, i emërtuar nga mediat lokale si Cory Godbolt, u arrestua menjëherë mëngjesin e të dielës dhe për momentin ndodhet në paraburgim të policisë.

Autoritetet thonë se është ende herët për të shqyrtuar ndonjë motiv të mundshëm pas vrasjeve. Zv/shefi i sherifëzve që vdiq gjatë sulmit quhet William Durr, 36 vjeç. Pranë tij u gjetën edhe 3 gra të tjera të vdekura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa të shtënat e tjera ndodhën në vendin e quajtur Brookhaven, ku u gjendën trupat e dy meshkujve të rinj. Skena e tretë e krimit ndodhi në lindje të Linkolnit, ku gjetën vdekjen një burrë  dhe një grua.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?