Trefishohet numri i viktimave nga një ditë më parë, sa raste të reja shënoi sot Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një shifër të lartë víktimash gjatë 24 orëve të fundit, 13 jetë të humbura dhe 173 raste të reja me koronavirus. Një ditë më parë, u raportuan 4 víktima nga Còvid-19.

Statistikat e fundit tregojnë që brenda 24 orëve janë regjistruar së paku 150 pacientë të shëruar pas infektimit me Covid-19.

Numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vend ka arritur në 6225, prej të cilëve 2748 janë shëruar dhe 319 pacientë kanë ndërruar jetë. Deri tani, Maqedonia e Veriut ka 3558 raste aktive me koronavirus.

SHKARKO APP