FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tregtia dhe biznesi në krye të bisedimeve Indi-Gjermani

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvilloi sot një takim me kryeministrin indian, Narendra Modi ku në krye të bisedimeve do të jenë tregtia dhe investimet si dhe bashkëpunimi në shkencë, energji dhe kundër-terrorizmit.

“Liderët kanë planifikuar të drejtojnë bienalen e katërt të konsultimeve ndër-qeveritare në Berlin, të cilat kanë për qëllim nxitjen e lidhjeve, pas së cilës duhet të nënshkruhet një marrëveshje e pakteve”, thanë diplomatët indianë.

Në faqen e tij zyrtare Modi shkruan se vizita e tij do të hapë një kapitull të ri në partneritetin strategjik Indi-Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Konsultimet do të hartojnë një udhërrëfyes të ardhshëm bashkëpunimi ku në fokus do të jenë tregtia dhe investimet, siguria dhe terrorizmi, inovacioni dhe shkenca ,teknologjia, zhvillimi i aftësive, infrastruktura urbane, hekurudhat dhe aviacioni civil, energjia e pastër, bashkëpunimi për zhvillim, shëndeti dhe mjekësia “, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Modi dhe Merkel, të cilët do të marrin pjesë në një samit të përbashkët të biznesit, gjithashtu do të diskutojnë mbi një pakt të tregtisë së lirë të Indisë dhe Bashkimit Evropian, negociatë e cila u ndal në 2013.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?