Trenat vrasin qindra drerë
Më shumë se 100 drerë janë vrarë nga trenat e mallrave në Norvegji brenda 4 ditëve në atë që vendasit e quajnë një “makth psikologjik”. Drerët në veri të vendit ranë viktimë e trenave gjatë ndërmarrjes së migrimit të dimrit nga rajonet malore drejt atyre bregdetare. Një tren i vetëm vrau 65 të kafshë të shtunën, ndërsa 41 të tjerë u vranë ndërmjet të mërkurës dhe të premtes. Regjisori dokumentar Jon Erling Utsi kapi fotografi që tregonin fundin dramatik të drerëve. “Ishte një ankth për ta parë”, tha Utsi për transmetuesin shtetëror. “Gjëja më e keqe ishte se kafshët që nuk u vranë gjatë aksidentit, ishin duke vuajtur dhe duke shkaktuar gjakderdhje për disa kilometra”. Ai paralajmëron se trenat nuk lëvizën ngadalë për shkak të një “dështimi teknik”. Norvegjia është shtëpi për rreth 250,000 drerë. Të paktën 250 prej tyre u vranë nga trena gjatë vitit të kaluar dhe më shumë se 2,000 u vranë përgjatë të njëjtës linjë hekurudhore midis 2013 dhe 2016.
KOHA JONË SONDAZH

