”Trombozë dhe mpiksje gjaku”, disa shtete pezullojnë vaksinën e AstraZeneca

Danimarka pezulloi për dy javë përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Autoritetet po hetojnë raportimet e disa pacientëve që po hasin mpiksje të gjakut pas injektimit të dozës. Danimarka ndjek shkembullin e disa vendeve të tjera europiane që pezulluan përdorimin e një ngarkese specifike të vaksinës të AstraZeneca.

Ministri danez i shëndetësisë, Magnus Heunicke, tha se autoritetet po shqyrtojnë shenjat e efekteve anësore serioze në formën e mpiksjes fatale të gjakut. Agjencia e Barnave e këtij shteti konfirmoi hetimin në një deklaratë dhe shtoi se është raportuar një jetë e humbur pas vaksinimit.

”Nuk e dimë ende nëse mpiksjet e gjakut dhe vdekja në Danimarkë janë për shkak të vaksinës, por duhet të bëjmë një ekzaminim të gjerë për siguri”,- u shpreh Tanja Erichsen nga Agjencia e Barnave në Danimarkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Austria pezulloi përdorimin e një dërgese specifike të vaksinës së AstraZenecas, të emërtuar ABV5300, pasi një person u diagnostikua me trombozë të shumfishtë. Të njëjtin vendim mori edhe Estonia, Lituania, Luksmeburgu dhe Letonia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?