Trondit Medvedev: Bota po i afrohet luftës së tretë botërore
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev, thotë se Bota po i afrohet luftës së tretë botërore.
Operacioni special që po kryhej në Ukrainë ishte një masë e detyruar dhe ekstreme, një përgjigje ndaj përgatitjes së agresionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe satelitët e saj. Është e qartë se bota i është afruar më shumë kërcënimit të një lute të tretë për atë që ndodhi.
Ndërkohë takimi i 27 ministrave të jashtëm të BE-së sot në Bruksel për këshillin e punëve të jashtme i dha dritën jeshile politike një kësti të ri të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë 500 milionë në kuadrin e burimeve të Fondit Evropian të Paqes.