Trondit OBSH: Remdesiviri aspak efektiv në trajtimin e Covid-19
Në një kohë që Europa është në luftë të egër me Covid-19 pasi rastet ditore janë rritur shumë, një lajm jo të mirë jep Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH-ja thotë se ilaçet remdesivir, hidroksiklorinë, lopinavir/ritonavir dhe produktet e interferonit kanë pak ose aspak rezultate në luftimin e Covid-19. Një studim për këto ilaçe u zhvillua në më shumë se 30 vende.
Studimi u bazua në efektet e terapisë në vdekshmërinë e përgjithshme, fillimin e trajtimit me ventilatorë dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Këto ilaçe treguan pak, ose aspak rezultate në trajtimin e pacientëve.
Remdesiviri një ilaç i zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead Sciences, është një nga ilaçet e para që u përdor për të trajtuar sëmundjen Covid-19. Ky ilaç përdoret kryesisht për trajtimin e hepatitit C dhe virusit sincicial të frymëmarrjes.
Janë bërë disa studime për efektin e tij në trajtimin e sëmundjes së Ebolas por nuk ka treguar efikasitet. Përdorimi i Remdesivirit u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së më 1 maj. Përdorimin e këtij ilaçi e kanë miratuar edhe një sërë vendesh tjera.