Tronditëse, foshnja 37-ditëshe vdes nga koronavirusi në Greqi

Një foshnje vetëm 37 ditëshe ka ndërruar jetë prej koronavirusit në Greqi. Mediat lokale bëjnë me dije se foshnja ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Aglaia Kyriakou” të Athinës duke luftuar me virusin, por që nuk ia doli.

Shqetësues është fakti se sipas mediave greke, foshnja nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Greqia po përballet me valën e tretë të pandemisë, ku për shkak edhe të mutacioneve numri i të prekurve dhe të vdekurve është më i lartë krahasuar me dy valët e para.

SHKARKO APP