Një mësuese e shkollës së mesme është arrestuar pasi u filmua nga nxënësit duke pirë kokainë në klasë.

Samantha Cox, mësuese e anglishtes në shkollën Lake Central High School në St. John, u vu në pranga pasi nxënësit ia treguan videon e filmuar pjesës tjetër të stafit të mësuesve, të cilët e denoncuan në polici.

Në atë kohë nuk kishte nxënës në klasë dhe 24-vjeçarja nuk e dinte se po filmohej nga xhami i derës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani ajo po përballet me akuzën për posedim të drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama