Tronditëse! Nuk respektuan masat, ushtria vret më shumë njerëz sesa koronavirusi

Forcat e policisë dhe të ushtrisë janë dislokuar në Nigeri për të vënë në zbatim masat e bllokadës së koronavirusit, por kjo ka shkaktuar konfrontime të ashpra me vendasit.

Mediat vendase raportojnë se kanë vrarë 18 njerëz duke u përpjekur të vendosin me forcë masat në Lagos dhe kryeqytetin Abuja. Grupet e të drejtave të njeriut në vendin afrikan thonë se shifra është më e lartë sesa vetë numri i të vdekurve nga kronavirusi ne vend.

Sipas shifrave zyrtarë sëmundja ka infektuar 407 njerëz në Nigeri, 12 prej të cilëve kanë vdekur.

Komisioni Kombëtar itë drejtave të Njeriut tha se kishte dokumentuar “105 incidente të shkeljes së të drejtave nga forcat e sigurisë” në 36 rajonet e Nigerisë.

Ata thanë se mes ankesave ishin dhe “vrasjet jashtëgjyqësore që shkaktuan 18 vdekje”.

“Në një kohë kur Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e 11 viktimave, agjentët e sigurisë kanë kryer 18 ekzekutime jashtëgjyqësore në funksion të zbatimit të rregullave”, thanë aktivistet.

Zëdhënësi i policisë kombëtare Frank Mba tha se deklarata e komisionit ishte “tepër e përgjithshme në akuzat e saj”, dhe shtoi se policia do të vazhdojë të zbatojë rregullat e izolimit të vendosura nga qeveria “profesionalisht e sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”.

SHKARKO APP