Tronditet Kremlini, zëdhënësi i Putin del me Covid-19

Situata epidemike e Covid-19 në Rusi po bëhet gjithmonë e më e ndërlikuar dhe po kap tashmë personazhet më të njohur të Kremlinit. Sipas agjencisë shtetërore RIA Novosti, zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov është shtruar në spital si pasojë e prekjes nga Covid-19.

Peskov nuk është zyrtari i vetëm i infektuar, ndërkohë që kryeministri Mickhail Mishutin ndodhet ënde në spital, ashtu si ministrja e Kulturës Olga Lyubimova dhe ministri i Shërbimeve Sociale Vladimir Yakushev.

Putin është tërësisht i izoluar në një rezidencë të izoluar afër Moskës, ku ka kontakte të pakta me njerëzit. Vendi regjistron më shumë se 220 mijë të prekur nga COVID-19, Vdekshmëria, edhe pse ende e ulët me pak më shumë se 2mijë viktima, është rritur në mënyrë të theksuar në prill.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?