Tronditet Meksika, tërmet 7.4 Rihter

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta më parë në Meksikë. Tërmeti me magnitudë 7.4 Rihter ka pasur si epiqendër shtetin e Oaxaca në Meksikë. Banorët në zonat rreth epiqendrës së tërmetit kishin dalë thuajse të gjithë në rrugë, pasi para tërmetit të fuqishëm, zona ishte goditur edhe nga disa para lëkundje të tjera më të lehta. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje nga momenti i tërmetit të fuqishëm. Nuk dihet nëse ka dëme materiale apo persona të lënduar.

SHKARKO APP