Tronditet Turqia nga tërmetet! 5.1 ballë në Bursa, dridhet dhe Stambolli
Një tërmet tjetër ka prekur sot Turqinë, dukë shënuar një lëkundje të përsëritur brenda pak ditësh. Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje që shkojnë deri në 5.1 ballë në qytetin e Bursës, ku epiqendra është shënuar në Detin Marmara.
Një lëkundje tjetër është shënuar disa minuta më parë nga tërmeti i fortë në të njëjtën vend, dridhje e cila ka alarmuar banorët.
Ali Yerlikaya, Ministri i Brendshëm i Turqisë ka deklaruar se ekipet dhe institucionet menjëherë pas tërmetit janë nisur në gadishmëri në zonë për të parë nga afër terrenet.
“Tërmeti është ndjerë edhe në qytetin tonë. Falë Zotit, ende nuk ka ardhur asnjë raport. Përpjekjet e skanimit po vazhdojnë…Zoti na ruajt nga të gjitha llojet e aksidenteve dhe telasheve”, tha Guvernatori i Stambollit.