Tronditet Vatikani, jep dorëheqjen pas skandalit…
Zyra e shtypit në Vatikan informon se Prefekti i sekretarisë së Komunikimit të Selisë Shenjtë, At Dario Edoardo Viganò ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Motivi i kësaj dorëheqje janë polemikat e ditëve të fundit mbi publkimin e pjesshëm të një letre që Papa i Nderit Benedekti i i XVI i dërgoi Atit të Shenjtë Papa Franceskut në festimin e 5 vjetorit të Papatit të tij.
Sipas akuzave kreu i komunikimit të Selisë së Shenjtë AT Dario Edoardo Viganò ka shëprndarë në mediat italiane një letër private të Papa Ratzinger, duke i korrigjuar tekstin dhe eleminuar qëllimisht disa fraza për t’ia fshehur gazetarëve në mënyrë që të mos ndryshonin mesazhin kryesor e të përgjithshëm të kësaj letre.
Por disa media italiane laike e fetare kanë publikuar tekstin origjinal të letrës duke vënë në vështirësi seriozitetin dhe besueshmërinë e Selisë së Shenjtë. Papa Francesku ka pranuar dorëheqjen e Prefektit të Komunikimit duke e ngarkuar me detyrën e këshilltarit të thjeshtë pranë këtij dikasteri papal.
AT Darioa Edoardo Viganò u emërua në krye të Zyrës së Komunikimit të Selisë së Shenjtë në qershor të 2015 pas ndryshimeve të nisur nga Papa Francesku për të reformuar Kurinë e Papale.
Drejtori i zyrës së shtyptit të Vatikanit Greg Burke ka informuar se “deri në zgjedhjen e prefektit të ri të Komunikimit, detyrën e At Diario Edoardo Vigano do ta kryej At Lucio Adrian Luiz”. /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

