Trudeau: Brexit dhe Trump avantazh për Kanadanë

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau. thotë se Brexit dhe politikat amerikane të Donald Trump mund të kthehen në avantazh për Kanadanë dhe Irlandën.

Gjatë një vizite në Dublin, kryeqyteti irlandez ku takoi homologun e tij, Taoiseach Leo Varadkar, Trudeau tha se migrimi duhet parë si diçka pozitive.

“Ka mundësi të jashtëzakonshme për vende si Kanadaja dhe Irlanda në një kohë kur ndoshta aleatët tanë të rëndësishëm dhe partnerët tregtarë, në rastin e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, po kthehen brenda vetes ose në drejtim të kundër. Kanadaja dhe Irlanda janë vende të emancipuara dhe të hapura për botën duke e parë atë në mënyrë pozitive dhe progresive”, tha Trudeau.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështjet tregtare ishin të larta në rendin e ditës kur z. Trudeau dhe z. Varadkar u takuan në Farmleigh House në Dublin, me një fokus kyç të marrëveshjes CETA midis Bashkimit Evropian dhe Kanadasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrëveshja, e cila ende nuk është ratifikuar nga parlamentet kombëtare, mori shtatë vjet kohë për t’u negociuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?