Trump akuzon OBSH: E fokusuar vetëm tek Kina, ne do t’i shkurtojmë fondet!

Presidenti Donald Trump  kërcënoi të shkurtojë fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetit pasi e akuzoi atë për qendërzim të vëmendjes tek Kina.

“Ne do të ruajmë paratë e harxhuara për OBSH. Do të ndërpresim fuqishëm marrëdhëniet financiare me të, pastaj do të shohim”, tha Trump në konferencën e forcave anti-koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.

Ai e bëri njoftimin disa orë pasi sulmoi organizatën në një tweet.

“OBSH e ka dreqosur vërtetë këtë herë. Për disa arsye, por kryesore është se organizata financohet kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, por gjithsesi fokusohet më shumë tek Kina. Ne do ta ndryshojmë këtë perspektivë.”, shkruajti Trump.

“Për fat të mirë unë i kundërshtova që në fillim këshillat e OBSH për mbajtjen e kufijve tanë të hapur ndaj Kinës,” shtoi ai. “Pse na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?”

Por më vonë në të njëjtën konferencë, Trump sugjeroi që shkurtimi i fondeve nuk ishte vendosur ende zyrtarisht.

SHKARKO APP