Trump apo Biden? Astrologia Meri bën parashikimin kush do i fitojë zgjedhjet në Amerikë
Pjesë e emisionit Rudina ka qenë astrologia e njohur Meri Shehu, e cila këtë herë nuk ka bërë parashikimin e yjeve, por ka folur për një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, siç janë zgjedhjet në SHBA që do të mbahen më 3 nëntor.
Presidenti Donald Trump që garon për një mandat të dytë përballë demokratit Joe Biden. Sipas parashikimeve, Shehu ka treguar kush nga kandidatët ka më shumë shans për të fituar zgjedhjet.
”Unë kam parë edhe shenjat e përfaqësuesve që i mbështesin nga mbrapa. Joe Biden kishte një femër shumë të fuqishme në shenjën e Peshores, kurse Trump kishte një përfaqësues të fuqishëm në shenjën e binjakëve. Joe Biden duke qenë shenja e akrepit, këtë vit ka më shumë ndikime të mira planetare, kjo nuk do të thotë detyrimisht që Joe Biden do të fitojë, por ka një energji mbështetëse nga Bricjapi. Tani si do ta shfrytëzojë Joe Biden këtë energji, kjo varet nga ata që punojnë për të dhe nga vetë ai duke marrë parasysh që nuk e ka kaluar ende Covid-19”,-tha ajo.
Kush i fiton zgjedhjet?
Nga ana planetare është më i favorizuar Biden, por zgjedhjet nuk janë thjesht fitore dy kandidatësh, janë një grup i madh pune, si do i shfrytëzojnë këto gjëra është edhe personale por edhe grup menaxhues i madh.