Trump apo Harris? Papa Françesku: Votuesit duhet të zgjedhin të keqen më të vogël, mes të dyve

Papa Françesku ka kritikuar ashpër Donald Trump dhe Kamala Harris, teksa e përshkroi zgjedhjen që votuesit amerikanë duhet të bëjnë, si “ zgjedhje e të keqes më të vogël”.

Ai i konsideroi politikat anti-emigrante të ish-presidentit Donald Trump dhe mbështetjen e Zëvendës Presidentit Kamala Harris për të drejtat e abortit si të dyja kundër jetës.

”Qytetari duhet të zgjedhë të keqen më të vogël nga dy të këqijat. Kush është më e vogla nga dy të këqijat? Ajo zonjë apo ai zotëri? Nuk e di”, tha Papa Françesku gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar Harris dhe Trump.

Papa i cili ka qenë më i zëshëm për politikën se paraardhësit e tij dhe ka “lëvizur gurët” për ta bërë Kishën Katolike më të hapur, teksa ka theksuar gjatë viteve se çështja e abortit nuk mund të izolohet nga shqetësimet e tjera të të drejtave të njeriut, si emigracioni.

SHKARKO APP