Trump: Arsenali bërthamor amerikan më i fuqishëm se kurrë
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi dje se, arsenali bërthamor i SHBA-së është më i fuqishëm se kurrë më parë, në mes të rritjes së tensioneve me Korenë e Veriut.
“Të shpresojmë që të mos e përdorim kurrë këtë fuqi, por ne do të mbetemi gjithnjë kombi më i fuqishëm në botë”, deklaroi presidenti amerikan në profillin e tij “Twitter”, pasi kërcënoi një ditë më parë regjimin e Phenianit.
Koreja e Veriut deklaroi dje se synon të lëshojë një raketë balistike me rreze të mesme drejt bazave amerikane në ishullin e Guam, në Paqësor, raportoi agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve KCNA.
Ky kërcënim vjen pak çaste pas deklarimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili i premtoi zjarrin Koresë së Veriut, nëse kjo e fundit vazhdon të kërcënojë SHBA-në, nën sfondin e zhvillimit të programit të saj balistik dhe bërthamor.
KOHA JONË SONDAZH

