Trump: Aziatiko-amerikanët nuk janë fajtorë për virusin, ata duhen mbrojtur

Presidenti amerikan Donald Trump, që u akuzua për racizëm pasi e etiketoi pandeminë e koronavirusit si “virusi kinez”, tha të hënën se aziatiko-amerikanët nuk ishin përgjegjës për përhapjen e sëmundjes dhe duhej të mbroheshin.

Më herët të hënën, The New York Times citoi një grup mbrojtësish që thoshin se kishte pasur një sulm verbal dhe fizik ndaj aziatiko-amerikanëve të raportuar në gazeta.

Të hënën, Trump shkroi në Twitter: “Është shumë e rëndësishme që ne të mbrojmë komunitetin aziatiko-amerikan në SHBA në gjithë botën. Ata janë njerëz të mrekullueshëm, përhapja e virusit….nuk është faji i tyre në asnjë mënyrë, apo formë. Ata po punojnë ngushtësisht me ne për ta hequr qafe atë. Ne do të triumfojmë së bashku.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?