Trump bëhet prapë gjysh, një “rekord” për kaq shumë nipa
Presidenti Amerikan ka festë dhe askush nuk e prish gëzimin e këtij mëngjesi. Edhe pse me një pamje që nuk i tregon vitet, Donald Trump është bërë gjysh dhe ka një “rekord” me nipa dhe mbesa.
Djali i tij i dytë, Eric Trump, dhe bashkëshortja Lara mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë. Ai u quajt Eric Luke Trump, siç konfirmoi vetë Eric në Twitter. “Lara Lea Trump dhe unë jemi të lumtur t’ju njoftojmë ardhjen në jetë të djalit tonë Eric Luke Trump, sot në 8:50 të mëngjesit”.
Donald Trump u bë dje gjysh për herë të 9-të.
Më tej, Trump uroi publikisht të birin dhe gruan e tij, që solli në jetë nipin e tij të 9-të. “Urime Eric-ut dhe Lara-s për lindjen e të birit, Eric Luke Trump, këtë mëngjes!”
Eric është djali të cilit Trump-i i ka besuar drejtimin e bizneseve të veta. Ai jeton në New York City, ku gjenden zyrat kryesore. Trump është babai i 5 fëmijëve nga 3 martesa. Më i madhi prej tyre, Donald Trump i riu, ka 5 fëmijë me të shoqen Vanessa, ndërsa vajza e madhe, Ivanka, ka 3 fëmijë me bashkëshortin Jared Kushner.

KOHA JONË SONDAZH

