Trump bën deklaratën e fortë: Unë do e arrestoja Guvernatorin e Kalifornisë! Newsom: Hap drejt autoritarizmit

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të dëshironte të arrestonte guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom. Trump mësohet se ka folur me gazetarët ndërsa po kthehej në Shtëpinë e Bardhë, ku është pyetur rreth gjendjes në qytetin kalifornian të Los Angelesit.

Trump u pyet lidhur me faktin që Newsom kishte sfiduar autoritetin e tij dhe se a do të duhej ta arrestonte “shefi i kufirit”. “Do të duhej ta bënte”, tha shkurtimisht Trump. I menjëhershëm ka qenë reagimi i guvernatorit të Kalifornisë, i cili në rrjetin social X teksa ka postuar videon e shkurtër të Trump para mediave, ku shkruan se ky është një hap drejt autoritarizmit.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara sapo bëri thirrje për arrestimin e një guvernatori në detyrë. Kjo është një ditë që shpresoja të mos e shihja kurrë në Amerikë. Nuk ka rëndësi nëse je Demokrat apo Republikan – kjo është një vijë që nuk mund ta kalojmë si komb. Ky është një hap i qartë drejt autoritarizmit”, shkruan guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom. Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në të gjithë qytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?