Trump: Dënim me vdekje kush vret policët

Vdekje vrasësve të policëve! Është ky premtimi i presidentit Donald Trump, i dhënë gjatë fushatës elektorale, por që tashmë duket se do të bëhet realitet.

Duke folur në Akademinë e FBI-së, presidenti amerikan tha se kushdo që shpallet fajtor për vrasjen e një efektivi të policisë do të dënohet me vdekje dhe për këtë premtoi se do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv.

Por megjithëkëtë, presidenti Trump nuk kurseu kritikat për FBI-në duke e quajtur të turpshëm hetimin për serverat privatë të Hillary Clinton, rivales së tij në zgjedhjet e vitit 2016. Duke thënë këtë, Trump tha se do të rindërtonte FBI-në por pa sqaruar se çfarë kishte në mendje me këtë frazë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?