Trump: Do firmos urdhrin për pezullimin e emigracionit në SHBA
Presidenti Donald Trump ka thënë se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht të gjithë emigracionin në SHBA për shkak të koronavirusit.
Me nje shenim në Twitter, ai përmendi “sulmin nga armiku i padukshëm”, pasi ai e quan virus, dhe nevojën për të mbrojtur punët e amerikanëve, por nuk dha detaje, raporton BBC.
Kritikët thonë se qeveria po përdor pandeminë për të goditur emigracionin.
Njoftimi i Trump i leshuar ne oret e vona te se henes vjen pasi Shtëpia e Bardhë argumenton se më e keqja e pandemisë ka mbaruar dhe vendi mund të fillojë rihapjen. Kufizimet në lëvizjen e njerëzve, të zbatuara nga shumë shtete për të frenuar përhapjen e virusit, kanë paralizuar pjesë të ekonomisë.
Gjatë katër javëve të fundit, më shumë se 20 milione amerikanë kanë bërë kërkesa duke u listuar si te papune.
SHBA ka mbi 787,000 raste të konfirmuara të vdekjeve Covid-19 dhe më shumë se 42,000, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins, i cili është duke ndjekur pandeminë globale.