Trump do të kërkoj nga europianët të blejnë gaz nga SHBA dhe jo Rusia

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i inkurajoj liderët e vendeve të pjesës lindore të Evropës, që janë të shqetësuar për varshmërinë e tyre në energjinë ruse, që ta shfrytëzojnë rastin dhe të furnizohen me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara.

Këto komente pritet të bëhen gjatë vizitës së tij në Poloni pasnesër, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë viteve të fundit, Moska e ka ndërprerë furnizimin me gaz gjatë mospajtimeve për çmim me vendet fqinje në muajt e dimrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualish, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të transportojnë gaz në gjendje të lëngët për të parën herë në Poloni dhe zoti Trump do tu thotë aleatëve në Poloni se ai dëshiron ta lehtësojë sa më tepër procedurën që kompanitë amerikane të dërgojnë gaz në pjesën lindore dhe qendrore të Evropës, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë./REL/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?