Trump do t’i japë fund planit sekret prej 1 miliard dollarësh të CIA-s në Siri

Shtëpia e Bardhë dhe CIA thuhet se kanë realizuar një operacion të fshehtë në Siri, duke armatosur rebelët e moderuar sirianë. SHBA-të thuhet se kanë derdhur mbi 1 miliard dollarë në përpjekje për të trajnuar dhe armatosur rebelët.

Të mërkurën, zyrtarët amerikanë i thanë “Washington Post” (WP) dhe Reuters se Trump ka vendosur t’i japë fund planit të fshehtë të CIA-s, i cili filloi të armatoste dhe trajnonte të ashtuquajturit rebelë të moderuar sirianë në 2013.

Autorizuar nga Presidenti Barak Obama, iniciativa e fshehtë e furnizimit me armë dhe trajnimit të “Timber Sycamore” ka shërbyer si shtylla kurrizore e strategjisë së Uashingtonit për të rrëzuar presidentin sirian Bashar Assad nga pushteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy zyrtarë amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti për Reuters, thanë se skema e fshehtë e CIA-s ka prodhuar pak rezultate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, “Washington Post” deklaroi, se bazuar në burimet e tyre, se qëllimi i raportuar i Trump për të ndaluar armatosjen e rebelëve është mënyra e presidentit amerikan për të gjetur “tokë të përbashkët” me Rusinë në Siri.

Moska gjithmonë ka paralajmëruar kundër armatosjes së të ashtuquajturve grupe rebele të moderuara në Siri, duke vënë në dukje se armët shpesh bien në duart e grupeve xhihadiste si Jabhat al Nusra dhe Shteti Islamik.

Vendimi i Trump për t’i dhënë fund programit të CIA-s thuhet se është marrë në konsultim me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo dhe këshilltarin e sigurimit kombëtar H.R. McMaster përpara takimit të tij me Presidentin Vladimir Putin në Hamburg më parë këtë muaj. Gjatë atij takimi, në periferi të samitit të G20, Trump dhe Putin arritën një marrëveshje për armëpushim për Sirinë jugperëndimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?