Trump fajëson të dy palët për dhunën në Charlottesville

Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar sërish “të dy palët” për trazirat e dhunshme në Charlottesville, Virxhinia, ku një protestuese e majtë mbeti e vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Përmes një deklarate në fillim të javës, presidenti dënoi supremacistët e bardhë për dhunën, por në një dalje tjetër ditën e martë, Trump gjithashtu fajësoi mbështetësit e krahut të majtë që u përplasën me të djathtët.

“Njerëz të shkëlqyer” ishin gjithashtu pjesëmarrës në protestën për mbrojtjen e statujës, sipas presidentit, ndërkohë që ai shtroi çështjen nëse duhen hequr edhe statuja të ish-presidentëve George Washington dhe Thomas Jefferson, pasi edhe ata kishin qenë pronarë skllevërish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti gjithashtu mbrojti kohën që ju desh për të bërë këtë deklaratë, duke thënë se i ishte dashur të peshonte të gjithë faktet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë fundjavës, Trump u përball me akuza se nuk kishte dënuar specifikisht ekstremin e djathtë për dhunën në Charlottesville.

Grupe të djathta protestuan kundër heqjes së statujës së Gjeneralit Robert Lee, që komandoi forcat pro-skllavërisë së Konfederatës gjatë Luftës Amerikane Civile.

Një ditë më pas, grupet e majta protestuan kundër këtij marshimi të të djathtëve, ndërkohë që demonstrata mori tone të dhunshme. Një makinë përplasi turmën e protestuesve, duke vrarë 32-vjeçaren Heather Heyer dhe duke plagosur 19 të tjerë.

Por këto komente më të fundit të presidentit sërish kanë ngjallur debate. Mbështetës të të djathtës e kanë falenderuar Trump për dënimin e “terroristëve të majtë” siç i quajtën ata, ndërkohë që senatorë dhe figura të shoqërisë amerikane e akuzuan presidentin si mbështetës të urrejtjes, përçarrjes dhe terrorizmit vendas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?