FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump: Fundi i kalifatit Shteti Islamik është afër, do krijohen kushtet për paqe në Siri

Pas rimarrjes së qytetit sirian të Rakas, fundi i kalifatit Shteti Islamik është pranë, deklaroi sot në një komunikatë të shkruar presidenti amerikan, Donald Trump.

“Kjo fitore e aleancës së dominuar nga kurdët, aleatë të Uashingtonin, njofton fillimin e një faze të re në Siri”, shtoi presidenti amerikan.

“Me çlirimin e kryeqytetit nga Shteti Islamik dhe të pjesës më të madhe të territorit të tij, fundi i kalifatit të Shtetit Islamik është pranë”, thuhet në këtë deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shumë shpejt do të fillojmë një fazë të re në të cilën do të mbështesim forcat lokale të sigurisë, do të ulim dhunën në Siri dhe do të krijojmë kushtet për një paqe të gjatë, që terroristët të mos rikthehen të kërcënojnë sigurinë tonë”, theksoi Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrja e Rakas, ish-kryeqyteti de facto i ISIS-it në Siri, është fitorja e fundit në datë e Forcave Demokratike Siriane (FDS), një aleancë antixhihadiste që ka mbështetjen ajrore shumë të rëndësishme të amerikanëve.

Që prej vitit 2015, ato kanë larguar ISIS-in nga shumë rajone, duke u shfaqur si një forcë e rëndësishme në luftën kundër organizatës xhihadiste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?