Trump hap mundësinë e përdorimit të avionëve amerikanë për të garantuar sigurinë e Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ishte i gatshëm të përdorte avionët amerikanë si masë sigurie për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ndoshta, do të bëjmë diçka”, shpjegoi presidenti amerikan në një intevistë.

”Do të doja të shihja një zgjidhje. Këta nuk janë ushtarët tanë, por pesë deri në shtatë mijë prej tyre vriten çdo javë, kryesisht të rinj”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump tha gjithashtu se një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duket i pamundur, por se një takim trepalësh me të është i mundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një takim trepalësh mund të ndodhë. Nuk e di për një takim dypalësh, por një takim trepalësh do të ndodhë. Por, e dini, ndonjëherë njerëzit nuk janë gati,” shtoi ai.

Trump komentoi edhe marrëdhënien “shumë të mirë” që ka pasur me Vladimir Putinin gjatë viteve.

“Kjo është arsyeja pse mendova vërtet se do të gjenim një zgjidhje. Do të më kishte pëlqyer shumë që të kishte një të tillë”, shpjegoi presidenti amerikan, duke iu referuar samitit të Alaskës. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?