Trump i emocionuar, por nuk e mendon humbjen: Mos më bëni të qaj
Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë takimit me përkrahësit e tij në Michigan është emocionuar aq shumë sa u është drejtuar atyre duke i thënë që mos ta bëjnë të qajë.
Teksa e gjithë turma brohorisnin “të duam”, Trump nuk kontrollon dot emocionet.
“Mos më bëni të qaj, Nëse filloj të qaj, atëherë ata do të kenë rrëfim të madh. Do të thonë që presidenti është thyer dhe ka qarë, dhe nuk e di nëse kjo është e mirë për ne. Ndoshta edhe më sjell katër ose pesë pikë, kush e di nuk më bën fare përshtypje”– ka thënë Trump.
Pasi mbajti 14 tubime në tre ditë, Presidenti Donald Trump po kalon Ditën e Zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë duke bërë thirrje, duke dhënë intervista, duke monitoruar ngjarjet dhe duke shpresuar për një fitore.
Mëngjesin e sotëm Trump kishte një intervistë telefonike me një nga emisionet e tij të preferuara”Fox & Friends” .
Gjatë intervistës për Fox News Trump ka thënë se ai synon fitoren “vetëm kur është fitore. Nuk ka nevojë për lojëra”.
Ndalesa e fundit e Trump në garën e tij ishte një vend i përshtatshëm në ditën e zgjedhjeve. Presidenti udhëtoi drejt selisë në Arlington, Virginia aty ku po e prisnin me qindra përkrahës.
“Unë mendoj se do të kemi një natë të shkëlqyeshme dhe katër vjet të shkëlqyera”- iu drejtua Trump përkrahësve të tij.
I pyetur nga gazetarët nëse po punonte për një fjalim pranimi apo një fjalim koncesioni, Trump dha përgjigjen epike ashtu si vetëm ai mund ta thotë.
“Unë ende nuk jam duke menduar për fjalimin e koncesionit ose fjalimin e pranimit,” tha ai, duke shtuar, “Të fitosh është e lehtë. Humbja nuk është kurrë e lehtë, të paktën jo për mua”– duke lënë të kuptojmë se ai as që e ka menduar një fjalim humbjeje.