Trump i gatshëm për “eliminimin” e kërcënimit të Koresë së Veriut
Trump ka dhënë mesazhin se vendi i tij nëse do të jetë e nevojshme mund të veprojë njëanshëm në çështjen për parandalimin e kërcënimit nuklear nga Koreja e Veriut
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se me ndihmën apo pa ndihmën e Kinës “do të zgjidhë” problemin e Koresë së Veriut.
Në një deklaratë për gazetën britanike “Financial Times” para Samitit SHBA-Kinë i cili do të mbahet më 6-7 shtator në Florida të SHBA-ve, Trump ka dhënë mesazhin se vendi i tij nëse do të jetë e nevojshme mund të veprojë njëanshëm në çështjen për parandalimin e kërcënimit nuklear me burim Korenë e Veriut.
Pyetjes nëse do të vijë apo jo në rendin e ditës çështja e Koresë së Veriut në takimin që do të mbajë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, gjatë vizitës që do të kryejë në Kinë, Trump është përgjigjur se qeveria kineze ka një ndikim të madh mbi Korenë e Veriut, prandaj sipas tij çështja do të jetë në tryezë.
“Kina duhet të vendosë nëse do të na ndihmojë apo jo ne në çështjen e Koresë së Veriut. Nëse na ndihmojnë kjo do të jetë mirë për ta, por nëse nuk na ndihmojnë kjo nuk do të jetë mirë për askënd”, është shprehur Trump.
Ndërsa ndaj pyetjes nëse SHBA-ja me Kinën do të zgjidhin plotësisht problemin e Koresë së Veriut, a do të bëhen përpjekje për gjetjen e zgjidhjes që do të ofrojë tërheqjen plotësisht të ushtarëve amerikanë nga gadishulli korean, Trump i është përgjigjur se “Këtë çështje nëse nuk e zgjidh Kina do ta zgjidhim ne.”
Duke vënë në dukje se me Kinën do të diskutojnë edhe çështjen e tregtisë, Trump ka theksuar se mes dy vendeve ka nevojë për një marrëveshje më të drejtë.-AA
KOHA JONË SONDAZH

