Trump: I gatshëm të merrem në pyetje për lidhjet me Rusinë
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të merret në pyetje nga Prokurori Special, Robert Mueller, në kuadër të hetimit për ndërhyrjen e Rusisë në në zgjedhjet presidenciale të 2016.
“Do ta bëja, duke u betuar se do të them të vërtetën. Nuk ka patur asnjë bashkëpunim dhe asnjë pengesë” – u shpreh Trump.
Presidenti i tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se mund të intervistohet nga zyra e Prokurorit Special brenda dy ose tre javësh, me miratimin e avokatëve të tij.
Ky qëndrim i Trump vjen si surprizë pasi, muaj më parë, ai e cilësonte hetimin mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje si një “gjueti shtrigash”, dhe shprehej se nuk do t’i përgjigjej kërkesës së Mueller për marrje në pyetje.
Agjensitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se Moska është përpjekur të ndihmojë Trump-in në zgjedhjet presidenciale.
Kremlini i ka mohuar akuzat për ndërhyrje, dhe Trump vazhdimisht ka thënë se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis ekipit të tij dhe Rusisë.
KOHA JONË SONDAZH

