Trump: Jam i zhgënjyer me Putinin, duhet t’i kishte dhënë fund lu*tës brenda një jave
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, flet përsëri për luftën në Ukrainë, ndërsa po i drejtohet personelit më të lartë ushtarak të Amerikës në Virxhinia.
Sipas mediave të huaja, Trump e ka përshkruar ndalimin e luftës në Ukrainë si tejet të vështirë, duke theksuar se i ka dale jashtë pritshmërive.
“Mendoj se do ta arrijmë këtë, por kjo doli të jetë më e vështira”, tha Trump. “Jam shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin, mendova se do ta mbaronte këtë punë”, vijoi më tej Trump.
“Ai duhej ta kishte përfunduar atë luftë brenda një jave, dhe unë i thashë mendoj se do ta përfundojmë atë”.
KOHA JONË SONDAZH

