Trump kërcënon me ndërprerje të fondeve para votimit në OKB për Jeruzalemin

Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënoi me ndërprerjen e fondeve ndaj vendeve që përpiqen të votojnë në OKB një rezolutë, duke dënuar njohjen nga ana e Uashingtonit të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

“Ne do të mbajmë shënim këto vota”, u shpreh ai nga Shtëpia e Bardhë, duke dënuar të gjithë këto shtete që marrin paratë tona dhe më pas votojnë kundër nesh në Këshillin e Sigurimit apo në Asamblenë e Përgjithshme.

“Ata marrin qindra milionë dollarë dhe ndoshta miliarda dollarë dhe më pas votojnë kundër nesh”, u shpreh ai me rastin e një takimi në prani të kabinetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lërini të votojnë kundër nesh, ne do të kursejmë shumë”, shtoi ai, para se të falenderonte ambasadoren amerikane në OKB, Nikki Haley, për iniciativën e saj në këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një letër drejtuar ambasadorëve në OKB të disa vendeve, Haley siguroi se presidenti i kishte kërkuar për të parë me kujdes këtë votim, duke thënë se do të mbante shënime.

Ministri palestinez i Punëve të Jashtme, Riyad al-Malki akuzoi sot Uashingtonin se po ushtron “kërcënime” dhe “intimidime” për të penguar anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të dënuar politikën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?