FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump kërkon reformimin e OKB-së

Presidenti amerikan, Donald Trump, që shpeshherë ka kritikuar Kombet e Bashkuara, do të synojë të fitojë mbështetje për reforminin e kësaj organizate, gjatë një takimi në selinë e OKB-së në Nju Jork më 18 shtator, kanë raportuar mediat.

Sipas agjencive Reuters dhe AFP, vendet do të ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje të organizuar nga Trump, nëse ato nënshkruajnë deklaratën për mbështjetje të përpjekjeve nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, për “inicimin e reformës efektive dhe kumptimplote”, me të cilën eliminohen dyfishimet në mesin e agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Trump është ankuar se pjesa e Shteteve të Bashkuara për buxhetin e OKB-së, është shumë e madhe dhe ka propozuar zvogëlimin e fondeve.
Ai e ka përshkruar OKB-në si një “klub rekreacioni” dhe që nuk ka “rezultate”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?