Trump ”kopjon” Suedinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti vendimet për të marrë masa kufizuese në të gjithë SHBA-të për pandeminë por strategjinë e rihapjes e krahasoi me atë të Suedisë, e cila ka qenë më pak e rreptë me mbylljen e bizneseve.
Ndryshe nga shumica e vendeve të tjera europiane, Suedia ka lënë hapur shumicën e shkollave dhe të bizneseve, edhe pse vdekshmëria ka qenë më e lartë se ajo e fqinjëve nordikë.
Shifrat e pabarabarta me fqinjët kanë bërë që disa shkencëtare suedezë të akuzojnë qeverinë, ndërsa vendet e tjera kanë nisur ta shohin më me kujdes mënyrën e zgjedhur nga Suedia, teksa në vendet e tyre është mbyllur çdo gjë duke dëmtuar ekonominë.
Numri i të infektuarve në Suedi është 20 mijë dhe të mërkurën u raportuan 107 vdekje në 24 orë, duke e çuar totalin në 2462. Në SHBA janë 60 mijë të vdekur dhe më shumë se 1 milionë të infektuar.